Business & Management

Elon Musk mund të futet në biznesin e satelitëve të internetit

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Elon Musk mund të futet në biznesin e satelitëve të internetit

musk5.0_standard_800.0Elon Musk, që është shefi ekzekutiv i kompanisë së automjeteve Tesla – e cila raportoi një humbje prej 75 milionë dollarësh më herët gjatë kësaj jave dhe që e shtyu sërish Modelin e vet X SUV – është duke i konsideruar satelitët globalë të internetit si sipërmarrjen e vet të ardhshme, raporton Wall Street Journal.

Musk është duke hulumtuar një bashkëpunim me themeluesin e kompanisë WorldVu Satellites, Greg Wyler, për të lëshuar rreth 700 satelitë, thotë Wall Street Journal. Satelitët do të mund të peshonin më pak se 115 kg, që është sa gjysma e madhësisë së satelitëve më të vogël të tanishëm që përdoren komercialisht për komunikime. Flota më e madhe e tanishme është rreth 10 herë më e vogël. Përpjekja mund të kushtojë 1 miliard dollarë apo më tepër dhe projekti “është në një fazë formuese dhe nuk është e sigurt që Musk do të marrë pjesë.” SpaceX nga Musk do të ishte një kandidat i mundshëm për lëshimin e satelitëve, ndonëse ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Interneti tani duket që po kalon përgjatë një momenti të rëndësishëm. Gjatë prillit të këtij viti, Google arriti ta mposhtte Facebook-un për ta blerë kompaninë që prodhon drona, Titan Aerospace. Google u tha që do t’i përdorë dronët për të shpërndarë qasje në internet në vendet e largëta. Dhe kjo është një shtesë në kuadër të idesë tjetër të Google interneti-nga-sipër: balonat me të dhëna, të quajtur Project Loon. Është e qartë Musk ka shumë ide. Vitin e kaluar, Musk zbuloi plane për të ashtuquajturin Hyperloop, që është një tren i shpejtësisë së lartë që është synuar ta lidhë Los Anxhelosin me San Franciskon. Një vit më vonë, asgjë serioze nuk është materializuar ende. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>