Slider

Ekzekutivja e Yahoo-së paditet për ngacmim seksual

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Ekzekutivja e Yahoo-së paditet për ngacmim seksual

148470916Një ekzekutive e rëndësishme në Yahoo ishte përmendur në një padi gjatë të premtes që e akuzonte atë për ngacmim seksual të një punonjëse femër e cila e raportoi atë. Maria Zhang, që është drejtoreshë e lartë e inxhinierisë, luan një rol kyç në përpjekjet mobile të Yahoo-së – që është një pjesë e rëndësishme në strategjinë e Yahoo-së për ta rimëkëmbur portalin e internetit. Zhang drejton skuadrat për përmbajtje dhe mjetet për zhvillim të disa pronave mobile të kompanisë, duke përfshirë Yahoo Sports dhe News Digest.

Sipas padisë, Nan Shi, që është një inxhiniere softuerike, ishte detyruar të bënte seks me të në disa raste. Kur Shi vendosi të rezistonte, Zhang u raportua që kishte bërë largimin e Shi-së nga pozita udhëheqëse e projektit dhe i kishte dhënë asaj një vëzhgim negativ për punën e bërë. Shi u dyshua që ishte përmbajtur nga raportimi i abuzimit për shkak të frikës së dëmtimit të karrierës së saj. Kur ajo shkoi në Yahoo, Shi nuk i tha gjë kompanisë, e që më pas u vu në një pozitë pa pagesë dhe përfundimisht u pushua. San Jose Mercury News e raportoi fillimisht këtë lajm.

“Zhang tregoi për Plaintiff që ajo do ta kishte një të ardhme të ndritur në Yahoo nëse ajo do të bënte seks me të. Ajo po ashtu deklaroi që ajo do të mund të largonte çdo gjë nga ajo duke përfshirë punën e saj, aksionet dhe të ardhmen nëse nuk do të bënte çfarë i kërkohej,” thuhet në padi. Padia vjen disa javë pasi u bë një akuzë tjetër e ngacmimit seksual e profilit të lartë në kompaninë e teknologjisë. Whitney Wolfie, që është ish-zëvendës presidente e marketingut në aplikacionin Tinder, e akuzoi zyrtarin e lartë të marketingut të kompanisë, Justin Mateen, për ngacmim seksual. Mateen më pas ishte pezulluar nga kompania.

Padia e Shi-së e përmend Yahoo-në si mbrojtëse dhe liston tri shkaqe për dëmtim: ngacmim seksual, shkaktim i qëllimshëm i stresit emocional dhe pushim të gabuar. “Në të nuk ka absolutisht ndonjë bazë ose të vërtetë për dyshimet kundër Maria Zhang-ut,” tha një zëdhënës i Yahoo-së për Mercury News. “Maria është një ekzekutive shembull në Yahoo dhe ne synojmë që fuqishëm ta pastrojmë emrin e saj.” (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>