Karriere

Ekzekutivi i Snapchat ironi me Facebook, edhe Yahoo është motor kërkimi po nuk është Google

May 11 2017
0 Shpërndarje
Kjo pyetje ju drejtuar ndërsa flitej për realitetin virtual që Facebook po përpiqej të implementonte në rrjetin social duke e pozicionuar si rivalin e drejtpëdrejtë të Snapchat. Ekzekutivi i Snapchat ironi me Facebook, edhe Yahoo është motor kërkimi po nuk është Google

Në raportin e parë financiar të Snapchat, Wall Street pyeti shefin ekzekutiv Evan Spiegel: “A ju tremb Facebook-u?”

Kjo pyetje ju drejtua ndërsa flitej për realitetin virtual që Facebook po përpiqej të implementonte në rrjetin social duke e pozicionuar si rivalin e drejtpëdrejtë të Snapchat.

“Në fund të fundit thjesht pse Yahoo ka një kuti kërkimore, nuk do të thotë se ata janë një Google,” ishte përgjigja e Spiegel.

Kështu Spiegel jo vetëm që injoron kopjimin që Facebook po i bën por pret që edhe të tjera ta kopjojnë në të ardhmen.

“Nëse dëshirojmë të bëhemi një kompani inovative, duhet të kënaqemi me idenë se njerëzit kanë për të kopjuar produkte të jashzakonshme,” vijoi Ai.

“Tani mendojmë se të gjithë do të zhvillojnë strategji ku kamera është elementi kryesor.”

Snapchat Spectacles janë produkti më i fundit i Snap. Nga 150 milion dollar të ardhura gjatë tre mujorit të parë të 2017-ës, vetëm 8 milion dollar vinin nga shitja e syzeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>