Mobile

Ekzekutivi i Vodafone: Marrëveshja Nokia-Microsoft është një gjë e mirë

Mar 24 2011
0 Shpërndarje
Ekzekutivi i Vodafone: Marrëveshja Nokia-Microsoft është një gjë e mirë

Bashkimi i forcave të Nokia dhe Microsoft për të konkurruar më mirë me OS të Apple dhe Google do të jetë një gjë shumë e mirë për tregun e smartphone-ve, ka thënë Jan Geldmacher, drejtor menaxhues në Vodafone të Gjermanisë, gjatë një interviste të bërë në panairin e tregtisë Cebit, të mbajtur në Hanover. Për ta bërë të suksesshëm smartphone e ri të bazuar në Windows Phone, Microsoft dhe prodhuesi finlandez duhet të lidhen me operatorët celularë dhe Vodafone në Gjermani tashmë duket se është në anën e tyre.

 

Geldmacher deklaroi se “mezi presim lançimin e produkteve të reja që do të vijnë si rrjedhojë e bashkëpunimit mes Microsoft dhe Nokia”Megjithatë, për dallim nga CEO i Nokia-s, Stephen Elop, Geldmacher nuk e shikon betejën e OS të smartphone-ve si një garë mes tre konkurruesish. Ai e sheh situatën si një luftë midis Apple, Android të Google, Microsoft dhe Nokia si dhe Research In Motion.Elop vazhdimisht ka deklaruar se bashkimi i kompanisë së tij dhe Microsoft-it ka krijuar një “një garë mes tre pretendentësh”, që fillimisht ka ulur çmimet e smartphone-ve BlackBerry të RIM. Sot,

Apple dominon në tregun e smartphone-ve, kurse Android është duke e rritur pjesëmarrjen në treg shumë shpejt. Por edhe RIM në fushën e ndërmarrjeve është gjithashtu shumë i rëndësishëm, thotë Geldmacher.“Ne mendojmë që një sistem operativ i katërt, me Nokia dhe Microsoft, do të jetë një gjë pozitive për tregun në përgjithësi”, deklaroi ai. Geldmacher iu përgjigj pyetjeve lidhur me planet LTE (Long Term Evolution) të operatorit. Me urdhrin e autoriteteve gjermane, Vodafone dhe operatorët e tjerë lokalë të telefonisë mobile kanë bërë disa hapa për të ngritur pika lidhjeje bazuar në teknologjinë e rrjeteve.

Ky hap ka filluar në zonat rurale, me një përpjekje për të zgjeruar disponueshmërinë e broadband. Shumica e operatorëve të tjerë po fillojnë nëpër qytetet e mëdha. Plani ka të bëjë me mbylljen e pikave bazë, ku broadband-i nuk është i disponueshëm deri nga fundi i vitit, thotë Geldmacher. Ai shtoi se operatori do të ndërtojë infrastrukturën LTE nëpër qytete dhe se përdoruesit mund të presin shpejtësi shkarkimi mes 10Mbps deri 50Mbps.

Lajmet e fundit>