Siguri

Ekzekutivi i Symantec, Brian Dye: “Antivirusi është i vdekur”

May 7 2014
0 Shpërndarje
Ekzekutivi i Symantec, Brian Dye: “Antivirusi është i vdekur”

1399441210418Për konsumatorët, antivirusi është dukur si gjë e mërzitshme që nga fundi i viteve 80-të. Ai punon në prapavijë, shkarkon përditësime dhe duket që i bën kompjuterët të punojnë ngadalë e më ngadalë me kalimin e kohës. Ai thjesht duket si një gjë e shëmtuar. Por Symantec, që e ka zhvilluar antivirusin Norton, është më në fund duke e ndryshuar strategjinë e vet dhe duke bërë diçka të re. Zëvendës presidenti i lartë për siguri të informacionit në Symantec, Brian Dye, tregoi për Wall Street Journal që antivirusi “është i vdekur”. Ai është duke e udhëhequr Symantec-un drejt një qasjeje të re që përqendrohet në vërejtjen e hakerëve brenda një sistemi dhe minimizimi i dëmeve nga ta në vend se t’i mbajë ata larg. “Ne nuk e mendojmë më antivirusin si një sigurues të parave në çfarëdo mënyre,” tha ai për Journal.

Kjo ide është pjesë e një ndryshimi më të gjerë në industrinë e sigurisë kibernetike duke i menduar dobësitë dhe hakerët që i shfrytëzojnë ato si gjëra të pashmangshme. Nëse supozoni që ka ndonjë kërcënim keqdashës që është duke rrezikuar një sistem tërë kohën, ju mbroheni ndryshe në krahasim me mendimin që sistemi është i paprekur. Metoda e vjetër e antiviruseve përfshinte përditësimin e vazhdueshëm të një liste të viruseve dhe dobësive dhe shkarkimin e përditësimeve për të arnuar ose mbrojtur sistemet. Me qasjen e re, sistemi nuk e mban më një listë të tillë individualisht në çdo kompjuter.

Sikur kompanitë e tjera, duke përfshirë FireEye dhe Juniper Networks, Norton do të kalojë gjatë muajve të ardhshëm në ofrimin e udhëzimeve për klientët rreth sulmeve të fundit dhe skanimin e shërbimeve që kontrollojnë për kod të dyshimtë në serverët e rrjetave ose në pajisjet e tjera të rrjeteve. Symantec ka parë një rënie në përfitime në dy tremujorit e fundit të vitit dhe është duke parashikuar një rënie tjetër gjatë tremujorit të ardhshëm. Ndryshimi i qasjes mund të jetë gjë e mirëpritur për të provuar nëse Symantec mund të sigurojë të hyra për Norton-in. Dye vlerësoi për Journal që antivirusi si Norton kap vetëm 45 për qind të të gjitha sulmeve kibernetike që bëhen gjatë ditës. Me një numër të tillë, Symantec vërtet që ka nevojë për një qasje tjetër. Kompania ende mund të shes antiviruset tradicionalë si një linjë e parë e mbrojtjes, por duhet të plotësohet me shërbime të reja. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>