Menaxhim Projektesh

Ekskluzive: Bordi i BlackBerry-t refuzon propozimin për të ndarë burimet e kompanisë

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Ekskluzive: Bordi i BlackBerry-t refuzon propozimin për të ndarë burimet e kompanisë

A sign is seen at the Blackberry campus in WaterlooMesa duket, ekzekutivët e BlackBerry-t nuk mendojnë se ndarja e burimeve të kompanisë dhe shitja më pas e tyre si të tilla nuk është në interesin më të mirë të kompanisë, pavarësisht faktit që për to janë interesuar korporata si Microsoft, Apple dhe Lenovo, mes shumë të tjerësh.

Asetet e BlackBerry-t fillojnë nga pajisjet e deri tek softuerët dhe patentat. Disa prej tyre mund të humbasin vlerën në rast se kompania ndahet.

Disa burime të brendshme të kompanisë janë shprehur për Reuters se bordi ka refuzuar propozimet që asetet e BlackBerry-t të ndahen.

Arsyet për një vendim të tillë përfshinin faktin se kjo nuk ishte në interes me personat e përfshirë në kompani. Me këtë term përfshihen punonjësit, klientët dhe prodhuesit, përveç aksionerëve. Duke qenë se diskutimet ishin konfidenciale, personi që ka treguar mbi këtë vendim ka preferuar të qëndrojë anonim.

Si Microsoft-i ashtu edhe Apple kanë shprehur interesin për blerjen e aseteve intelektuale dhe patentave të BlackBerry-t, tha një burim për Reuters. Në vitin 2011, të tre kompanitë u bashkuan për të blerë patentat e një kompanie telekomunikacioni kanadeze e cila falimentoi në atë kohë, Nortel.

BlackBerry ka pasur diskutime edhe me kompani si Cisco Systems, Google apo Lenovo, për të shitur gjithë kompaninë apo thjesht pjesë të saj. Deri tani nuk ka të dhëna të qarta se çfarë është rrëzuar konkretisht në mbledhjen e bordit dhe cilat kanë qenë propozimet konkrete.

As Microsoft, Apple apo kompani të tjera teknologjike nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se bordi nuk është i hapur ndaj propozimeve të tjera mbi shpëtimin e kompanisë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>