IT Organizate

Egjipti është objektiv i ri për kompanitë e IT-së

Dec 26 2012
0 Shpërndarje
Egjipti është objektiv i ri për kompanitë e IT-së

Smart City

Derisa pjesa tjetër e botës me nervozitet po pret ndonjë revolucion të ri në Egjipt, kompanitë më të mëdha botërore të IT-së po tentojnë të hyjnë në këtë vend.

Kështu sipas International Business Times, kompanitë Samsung, IBM, Intel dhe Oracle po investojnë në këtë vend dhe nuk po frikohen nga pasojat.

Konkretisht Samsung e sheh Egjiptin si mënyrë për marrjen e lidershipit nga lideri i tanishëm në tregun afrikan – Nokia. Kjo kompani jo vetëm që po planifikon të ndërtojë një fabrikë në këtë vend, por e shohin këtë si një vend ku investimet mund të rriten.

Samsung-u dhe kompanitë tjera multinacionale, e shohin krizën në Egjipt si të përkohshme dhe si pjesë e çrregullimeve të cilat ndodhin kur vendi është në tranzicion.

Gjithashtu këto kompani thonë se ky vend ka bazë harxhuese të re, energjike dhe intelegjente dhe forcë punëtore.

IBM, Intel dhe Oracle tashmë janë joshur në këtë regjion me parkun industrial teknologjik në afërsi të Kajros, të ashtuquajtur Smart City. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>