Business & Management

Edhe telefonat mund të mësojnë thjesht me një prekje

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Edhe telefonat mund të mësojnë thjesht me një prekje

Ekziston një formë e perceptimit me sensorët e jashtëm, që quhen psikometri, ushtruesit e së cilës thonë që veçoritë e objekteve mësohen, duke i prekur ato. Smartfonët, të cilët janë planifikuar të hidhen në treg gjatë këtij muaji nga Samsung dhe Sony, pritet të kenë një pjesë të kësaj aftësie. Ata do t’i mësojnë gjërat kur ju i prekni në “etiketat” e paraprogramuara.

Për shembull, ju mund të programoni një etiketë me numrat tuaj të telefonit dhe ta vendosni atë në kartën tuaj të biznesit. Kur dikush e vendos telefonin mbi kartë, telefoni do t’ju bjerë juve.

Ndërmarrja Samsung lajmëroi gjatë kësaj jave që do të shesë këto etiketa në formë të ngjitësve që i quan “TecTiles” dhe që kushtojnë 5 copë për 15 dollarë. Ato do të punojnë me smarfonin e vet të ri Samsung Galaxy S III, që pritet të lëshohet pas disa javësh dhe të tjerë që janë në treg, duke përfshirë HTC EVO 4G LTE të shitur nga Sprint Nextel.

Xperia Ion, që pritet të lëshohet më 24 qershor, do të vijë me mundësinë për të lexuar etiketat e plastikës, të cilat duken si monedha ku shkruhet “Shtëpi”, “Zyrë” e kështu me radhë. Etiketat kushtojnë katër copë 20 dollarë dhe telefoni mund të programohet që të reagojë ndryshe në çdo etiketë. Për shembull, etiketa “Automobil” mund të lëshojë një aplikacion për orientim në rrugë. Etiketa “Shtëpi” mund të dërgojë një porosi tek tërë familja që janë shtëpia juaj dhe të ngritni zërin e cingërimës deri në maksimum.

Shtyrja e madhe pas teknologjisë, e cila njihet si Komunikimet në Vend të Afërm (Near-Field Communications), vjen nga ndërmarrjet që e shohin telefonin si kuletën e së ardhmes. Kur preket në terminalet e pagesës, telefonat e pajisur me NFC, mund të veprojnë si kredit karta ose karta për debitim.

Por kthimi i telefonave në kredit karta është një porosi e gjatë. Pagesat me celularë tashmë funksionojnë me disa telefona, por adaptimi i jashtëm mbahet nga ndërmarrjet e celularëve, bankave, përpunuesve të pagesave dhe shitësve me pakicë, të cilët paguajnë atë që fiton.

Kjo mundësi për t’i ndjerë gjërat nga afër është bërë e mundur nga një lloj i ri i harduerit komunikues në telefona, duke përmbushur valët elektromagnetike të gjatësisë së madhe, Wi-Fi me gjatësi të mesme dhe Bluetooth me gjatësi të vogël.

Versioni i fundit i sistemit operativ Android, Ice Cream Sandwich, vjen me mundësinë për të komunikuar nga telefoni në telefon. Kur etiketohen pjesët e pasme së bashku, poseduesit e tyre mund të shkëmbejnë informacione si kontakte.

Samsung ka ndërmarrë një hap edhe më të madh me Galaxy S III. Duke i vendosur afër të dy telefonat, ata krijojnë një lidhje përgjatë Wi-Fi. Kjo nënkupton që përdoruesit mund të largohen nga njëri-tjetri, derisa të jenë në të njëjtën dhomë dhe kështu mund të bartin të dhëna të formateve të ndryshme, ndërmjet telefonave. (CIO Albanian/Associated Press)

Lajmet e fundit>