Harduer

Edhe smartphone-i HP 3 zbret në çmim

Aug 24 2011
0 Shpërndarje
Edhe smartphone-i HP 3 zbret në çmim

HP tregoi për PC Magazine që nuk do të shes smartphone-in Pre 3 në Shtetet e Bashkuara. Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, telefoni do të shitet për 75 dollarë i zhbllokuar. Ky smartphone është harxhuar në Gjermani.

Pre 3 ka një paraqitje 3.6 inçë, një procesor 1.4GHz, një kamerë të pasme 5 megapiksellë dhe një kamerë të përparshme. Përveç të tjerash, ai duket si paraardhësit e tij, me një tastierë QWERTY që del në orientimin portret.

Është gati e pamundur për të marrë një smartphone në Shtetet e Bashkuara për më pak se 100 dollarë pa nënshkruar kontratën dy-vjeçare. Një Pre 3, për 75 dollarë, i zhbllokuar, mund të jetë i dobishëm për të zëvendësuar një smartphone të humbur, dëmtuar, ose të vjetëruar.

Edhe pse Pre 3 po ka një rënie të madhe të çmimt, mos prisni rënie edhe të Veer-it të HP-së, e cila u lëshua në AT&T gjatë këtij viti./cio.al

Lajmet e fundit>