Mobile

Edhe pse po blejmë smartfonë dhe tabletë, PC-të ngelen më popullorët

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Edhe pse po blejmë smartfonë dhe tabletë, PC-të ngelen më popullorët

laptop_smartphone_tabletEdhe pse duket sikur kontrollin mbi jetët tona po e marrin smartfonët dhe tabletët, por nga ana tjetër nuk mund të harrojmë kompjuterët personalë.

Ekzistojnë rreth 500 milionë pajisje të lidhura me internetin nga shtëpitë amerikane sipas një raporti nga firma teknologjike e NDP Group. Pajisjet mobile po ndikojnë në këtë rritje me 26 milionë të shtuara vetëm tre muajt e fundit.

Por gjithsesi kompjuterët personalë janë kryesorët kur vjen puna tek pajisjet. Në shtëpitë amerikane 93% e lidhjeve të internetit vijnë nga kompjuterët personalë. Ndërkohë që smartfonët e kanë këtë shifër 57% dhe tabletët 53%. Të ndara normalisht që renditen më poshtë kompjuterëve personalë, por të bashkuara përbëjnë një treg mjaft të fuqishëm.

Migrimi i madh

Rritjet janë shumë të larta se zakonisht për shkak të shitjeve gjatë pushimeve, tha John Buffone, drejtori i pajisjeve tek NPD. Blerësit e parë të tabletave e nxitën këtë rritje. Buffone pret më shumë përdorues të telefonëve celularë të transferohen drejt smartfonëve gjatë këtyre dy viteve të ardhshme.

Numri mesatar i pajisjeve të lidhura me internetin për shtëpitë u rrit gjatë tremujorit të parë nga 5.3 deri në 5.7, ndërkohë mesatarja për shtëpi për desktop është 2.4 edhe ka mbetur një numër i qëndrueshëm. Buffone tha: “37% e përdoruesve të kompjuterëve migruan disa prej aktiviteteve të tyre drejt pajisjeve mobile”

Pavarësisht rritjeve të telefonëve mobil, Buffone shtoi se desktopët dhe laptopët janë akoma pajisjet më popullore në shtëpitë e amerikanëve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>