Mobile

Edhe Nokia me celular NFC

Apr 16 2012
0 Shpërndarje
Edhe Nokia me celular NFC

Nokia ka njoftuar që do të sjell celularin e parë që do të përkrah teknologjinë për pagesat me anë të celularëve – NFC. Kjo teknologji do të vjen në versionin e përpunuar të celularit Lumia 610, derisa operatori i parë që do të ofroj këta celularë do të jetë Orange.

Nokia ka vendosur softuerin NFC në krye të sistemit operativ Windows Phone, i cili akoma nuk përkrah teknologjinë për pagesa në distanca të shkurtra.

Orange do të ofroj shërbimet NFC në Francë dhe Mbretëri të Bashkuar, por nuk ka dhënë detaje se kur do të filloj distribuimi i Lumia 610 NFC në treg dhe sa do të kushtoj.

Versioni standard i këtij celulari kushton 189 euro, dhe do të shfaqet në treg në çerekun e dytë  të këtij viti sipas Nokias.

Pagesat me aplikacione NFC vazhdimisht po fitojnë më shumë vëmendje, por edhe mënyrat tjera të pagesës pritet të shpërthejnë në treg në të ardhmen e afërt.

Sipas firmës hulumtuese Gartner, shfaqja e vazhdueshme në treg e celularëve që përkrahin aplikacionet NFC, do të ndihmoj zhvillimin aplikacionet jo-paguese përfshirë ato për marketing, kupone, dhe më në fund edhe ato  për pagesa.

Lumia 610 NFC mund të lidhet me aksesorë dhe të lexoj etiketa me vetëm një prekje. Ky celular do ti lejoj përdoruesit edhe të paraqiten në Foursquare, të ndjekin dikë në Twitter, të pëlqejnë në Facebook, ose të shkarkojnë diçka nga interneti, të gjitha me vetëm një prekje.

Për të siguruar pronarët e ardhshëm se mund të përdorin në sa më shumë vende dhe mënyra që është e mundur, celulari është certifikuar me pagues si MasterCard dhe Visa.

Lumia 610 ishte paralajmëruar në Mobile World Congress në fillim të këtij viti. Celulari ka ekran 3.7 inç me rezolucion 800×480 pikselë dhe një kamerë 5 megapikselë. Memoria është vetëm 256 MB, për krahasim me celularët e tjerë të Nokias që zakonisht kanë 512 MB./cio.al/

Lajmet e fundit>