Mobile

Edhe Motorola në luftë patentash

Jan 26 2012
0 Shpërndarje
Edhe Motorola në luftë patentash

Kompania Motorola vendosi të luftoj me Apple-n edhe në gjykata. Ata padisin Apple-n lidhur me iPhone 4s dhe shërbimin iCloud. Sipas Motorola-s, Apple ka shkelur gjashtë patente mobile në iPhone 4s, në mesin e të cilave edhe patentat për “antenë të jashtme të padukshme” dhe “aparaturë për kontrollimin e softuerit shërbyes i vendosur në pajisje komunikuese portabël”.

Motorola paraqiti këtë padi kundër Apple pasi u aprovua nga Google, pasi njëra nga klauzolat e blerjes së patentave të Motorola Mobility nga ana Google është edhe mosangazhimi në procese gjyqësore në lidhje me patenta me kompani tjera pa aprovimin e Google. Këto padi Motorola planifikonte ti paraqiste qysh në vitin 2010, por nuk ishte në gjendje ta bënte këtë pasi që legjislacioni tashmë ishte tepër larg.

Lufta për patenta është bërë diçka e zakonshme kohëve të fundit. Gjithnjë dikush akuzon e akuzohet nga dikush tjetër për shkelje patentash. Apple ka sulmuar nga të gjitha anët prodhuesit e Android, duke fituar një padi ndaj HTC që e ndalon këtë të shes celular të mençur në SHBA nga ky vit. Deri tani Apple nuk ka drejtuar asnjë sulm ndaj Google në patenta e saj, por është drejtuar nga prodhuesit e celularëve.

Padia e fundit e Motorola-s ndaj Apple mund të shpie deri tek suspendimi i shitjeve të iPhone-ëve dhe shërbimit iCloud në SHBA, por dhe është e mundur që këto dy kompani të arrijnë një marrëveshje pa nevojën e ndonjë verdikti nga ana e gjykatës.

 

Lajmet e fundit>