Mobile

Edhe Lenovo futet në tregun e tabletave

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Edhe Lenovo futet në tregun e tabletave

Pas shumë kohe të kaluar anash prodhuesi i kompjuterëve Lenovo ka vendosur të futet në tregun e tabletave të bazuara në Android.Kompania njoftoi që do të lançojë dy modele të tabletave në treg. E para është IdeaPad Tablet K1 e dedikuar më shumë për konsumatorët e thjeshtë,dhe e dyta është tableta ThinkPad Tablet që është e orientuar më shumë tek konsumatorët biznesor.

Vetitë e shumta në këto tableta do të përfshijnë përkrahjen për shërbimin e filmave Netflix dhe një numër të gjerë të softuerëve argëtues. Ndër vetitë e fundit të vendosura në tabletat e reja janë përkrahja për laps dhe porta për vendosjen e tastierës opsionale. Të dy produktet do të kenë ekrane 10 inçëshe, dhe do të fillojnë të shiten në muajin gusht me çmime prej 499$, derisa porositë e para mund të bëhen nga e mërkura.

IdeaPad përfshinë memorie prej 32GB, përderisa ThinkPad vjen me 16GB memorie dhe përfshinë një shumëllojshmëri të vetive të dedikuara për ofrimin e një niveli më të lartë sigurie për biznes. Modelet fillestare të ThinkPad janë vetëm Wi-Fi, por Lenovo deklaroi që janë duke punuar për modelet e reja 3G që do të dalin në treg pas modeleve fillestare.

Lenovo gjithashtu është duke planifikuar edhe dyqanin e aplikacioneve Lenovo App Shop që tu ofroj përdoruesve aplikacione të ndryshme për harduerin e tyre dhe për të ndihmuar në shërbimin me programet që do të lehtësonin realizimin e operacioneve të tyre biznesore.

 

Lajmet e fundit>