Mobile

Edhe celularët HTC në Android 4.0

Mar 16 2012
0 Shpërndarje
Edhe celularët HTC në Android 4.0

Pas Samsungut, edhe kompania HTC ka paralajmëruar përditësimin e celularëve të saj në sistemin operativ 4.0. Përditësimi do të ndodh për 16 nga celularët e HTC, derisa detajet se kur do të ndodh përditësimi nuk janë publikuar akoma.

Celularët e parë që do të përditësohen janë Sensation dhe Sensation XE, derisa përditësimet tjera do të vijnë në javët në vazhdim. Pastaj do të vijojnë celularët tjerë të serisë Sensation, Sensation 4G dhe Sensation XL.

HTC është duke bashkëpunuar me operatorët telefonik për përditësimin e celularëve të mençur.

Pos familjes së celularëve të mençur Sensation, celularët tjerë që do të përditësohen më pas janë Droid Incredible 2, Amaze 4G, Desire S, Desire HD, EVO 3D, EVO Design 4G, Incredible S, Raider, Rezound, Rhyme, Thunderbolt dhe Vivid.

Google ka lançuar sistemin operativ celular, Android 4.0 që njihet edhe si Ice Cream Sandwich me qëllim që të zvogëloj fragmentimin në tregun Android.

Pos, përditësimit të celularëve të tyre, HTC ka njoftuar edhe për një numër të produkteve të reja që do të përdorin sistemin e fundit operativ të Google, përfshirë celularin One X i cili ka procesor katër bërthamësh dhe një ekran HD, 4.7 inçësh. /cio.al/

Lajmet e fundit>