IT Organizate

Edhe BT padit për patentë

Dec 19 2011
0 Shpërndarje
Edhe BT padit për patentë

Kompania British Telecommunications ka paraqitur një padi ndaj gjigantit Google në gjykatën civile në Delaware. BT akuzon kompaninë Google se ka keqpërdorur disa nga patentat e saj në produkte si Android dhe shërbime si kërkimi, muzika, hartat dhe reklamimet në bazë të lokacionit të përdoruesit. Më saktë BT akuzon se Google ka thyer së paku gjashtë patentë të kompanisë britanike.

Shërbimi i sistemit të provizionit për rrjetet komunikuese, sistemi informues për navigim, zbulimi i informatave në bazë të lokacionit, aparaturat dhe metodat telekomunikuese, dhe nyjet komunikuese për ofrimin e informatave për shërbimet e bazuara në rrjete.

Në veçanti, BT akuzon që Google Music dhe Android thyejnë patentën amerikane numër 6,151,309, për sistemin e ofrimit të shërbimeve për rrjetet komunikuese.

Ekspertë të fushës legale të teknologjisë mendojnë që Google mund të ndryshoj modelin e licensimit të Android për shkak të problemeve të shumta me keqpërdorimin e patentave. Para BT, edhe kompani si Oracle e Apple kanë paditur Google për shkelje të patentave.

Lajmet e fundit>