Internet

Edhe Adobe me shërbim analizash interneti

Mar 26 2012
0 Shpërndarje
Edhe Adobe me shërbim analizash interneti

Pak ditë pasi Google njoftoi që do të shtoj raportet për rrjetet shoqëror në shërbimin e tyre për analizat e vizitave të uebfaqeve, Google Analytics, edhe kompania Adobe ka paralajmëruar veglat e tyre për matjen e analizave të tilla.

Edhe pse më shumë njihet si një kompani që dizajnon softuer si Photoshop dhe teknologji zhvilluese si Flash, Adobe e konsideron veten edhe si kompani e marketingut digjital. Së fundmi Adobe kishte blerë kompaninë për analiza interneti Omniture duke njoftuar edhe emrin e produktit të ri, Adobe Social.

Njëra nga sfidat më të mëdha të kompanisë është që fusha e analizave shoqërore për momentin nuk është e diversifikuar sa duhet. Nuk dihet se si kompanitë do ti qasen analizave, a do të fokusohen në vetëm një rrjet shoqëror të caktuar, ose do të ofrojnë vetëm lloje të kufizuara të të dhënave dhe funksioneve. Në anën tjetër, Adobe Social do të sjell së bashku të dhënat dhe detyrat e kompanisë nga shumë rrjete shoqërore, kështu që sipas zyrtarëve të Adobe-s, kjo kompani është e para që integron të gjitha funksionet kyçe në marketingun shoqëror.

Për momentin Adobe ofron produktin Adobe Social Analytics, por nga kompania deklarojnë që Adobe Social është një shërbim më i përpunuar. Në vend që të ofrojë vegla themelore “vëzhguese” të ndihmoj tregtarët të shohin çfarë njerëzit po thonë për kompanitë e tyre, Adobe do të menaxhoj procesin e krijimit dhe publikimit të përmbajtjeve dhe reklamave në rrjetet shoqërore. Gjithashtu shërbimi do të përfshijë edhe veti për të përcjell nëse trafiku i rrjeteve shoqërore do të sjell blerje në uebfaqen tuaj.

Lajmet e fundit>