Business & Management

Edexcel tani edhe në Kosovë

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Edexcel tani edhe në Kosovë

Gjiganti britanik i kualifikimeve akademike dhe profesionale, Edexcel, ka vendosur të ofroj programet e veta edhe në Kosovë. Sipas informatave që kemi, Kolegji Universitar Universum është institucioni i cili ka kaluar certifikimin dhe është aprovuar nga Edexcel, ndërsa lajmi zyrtar pritet të publikohet brenda dy ditëve, raporton portali lajme.org.

Drejtori ekzekutiv i kolegjit pranoi se Universum është hospituar nga Edexce, ndërsa premtoi se lajmi do të bëhet zyrtar deri të premten, atëherë edhe kur pritet të arrijë konfirmimi zyrtar.

Mësohet se Universum fillimisht do të ofroj programe në biznes (me specializime në menaxhment, kontabilitet, marketing dhe të drejtë biznesore), e pastaj programe në media kreative, zhvillim dhe animacion të lojërave kompjuterike, menaxhim të turizmit, hotelerisë dhe udhëtimeve, si dhe në shkenca kompjuterike e zhvillim softueri.

Edexcel, pjesë e Pearson, ofron kualifikime akademike dhe profesionale në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbi 100 shtete në mbarë botën, dhe ka afro 1.5 milionë studentë. Programet e Edexcel janë shumë praktike dhe të ndërlidhura direkt me industrinë dhe tregun e punës. Ato poashtu kanë pranueshmëri dhe njohje të lartë ndërkombëtare.

Procesi i aprovimit dhe verifikimit të qendrave është mjaftë rigoroz, ndërsa prania e Edexcel dhe e programeve të tij në Kosovë – përmes certifikimit të Universum – është një lajm i mirë si për të rinjtë që dëshirojnë të marrin kualifikime të vlefshme për treg të punës, e poashtu edhe për punëdhënësit të cilët mund të jenë të sigurt se do të punësojnë punonjës me shkathtësitë e duhura për punë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>