Business & Management

Ecuria e përhapjes në treg të sistemit Windows 8 që prej debutimit

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Ecuria e përhapjes në treg të sistemit Windows 8 që prej debutimit

Windows 8Windows 8 ka shënuar një rritje shumë të ngadaltë nga muaji në muaj duke e pasur kështu të vështirë të zotërojë një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Sipas raportit të Net Application mbi trafikun e sistemeve operative në ueb përhapja e Windows 8 ka pasur këtë ecuri:

Nëntor – 1,09%

Dhjetor – 1,72%

Janar – 2,26%

Shkurt – 2.67%

Mars – 3,17%

Në qoftë se vemë re nga grafiku Windows 7 qëndron në krye duke ia kaluar kështu edhe sistemit Windows XP me 5%.

Vlerat që prej debutimit zyrtar të sistemit tregojnë qartë se përdoruesit e kanë të vështirë të ambientohen dhe të marrin vendimin për të zëvendësuar sistemin aktual me Windows 8.

Aktualisht Windows Vista qëndron në vend të tretë dhe zotëron vetëm 5% të tregut duke shënuar kështu një rënie nga muaji i kaluar.

Duke supozuar se ndërkohë që Windows 8 rritet kemi një rënie të Windows Vista atëherë ka shumë shanse që deri në muajt e verës sistemi i ri operativ i Microsoft-it të qëndrojë në vend të tretë duke rritur prezencën në komunitetin e përdoruesve.

Ky ishte klasifikimi aktual i sistemeve Windows, por nga studimi i tregut në tërësi Net Application ka deklaruar se 91% e trafikut të sistemeve operativë për desktop përbëhej nga Windows.

Mac OS X zotëron vetëm 6.94%, ndërsa Linux ka pjesën më të vogël në treg 1.17%. (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>