Internet

eBay prezanton logon e re

Sep 17 2012
0 Shpërndarje
eBay prezanton logon e re

eBay ka zbuluar logon e re të kompanisë, që do të përmbajë 4 shkronja me një shkrim më tradicional dhe më të thjeshtë, ndërkohë që ngjyrat mbeten po ato që kanë qenë deri tani.

Në një shënim në faqen e tij, presidenti i eBay-t Denvin Wenig shprehet se logoja e re është pjesë e përpjekjeve për të rizbuluar markën e vjetër 17-vjeçare dhe paralelisht për të ngritur një eBay të ri. Wenig deklaron se faqja e sotme ofron një eksperiencë më të ‘pastër dhe më konsistente’ se ajo e mëparshme dhe kjo reflektohet që nga logoja e re.

Mbajtja e të njëjtave ngjyra ishte tepër e rëndësishme pasi ato përfaqësojnë komunitetin tashmë ‘të lidhur dhe të shumëllojshëm’ të blerësve dhe shitësve të kompanisë.

“Logoja e eBay-t është njohur botërisht, prandaj ndryshimi i saj nuk ishte një vendim i marrë lehtësisht. Por ne e ndjejmë se është koha e duhur për këtë ndryshim. Jemi tepër krenarë për mënyrën e hyrjes në treg të eBay-t dhe rritjen e tij në komunitetin online.

Ankandet, të mirat e përdorura, artikujt antikë dhe dhjetra sende të tjera janë ato që e bëjnë faqen e veçantë dhe unike. Shpresojmë që të mbetet gjithmonë kështu. Gjithsesi, ne kemi evoluar shumë në vitet e fundit.”, shkruhej në shënimin e lartpërmendur.

Logoja e re u dizenjua me shkrimin Univers Extended. Edhe pse ky lloj shkrimi ka tepër hapësirë midis fjalëve, shkronjat e logos janë vendosur më afër njëra-tjetrës. Zgjedhja e një lloji shkrimi të tillë, kaq të thjeshtë, të sjell ndërmend edhe logon e re të Microsoft-it, e prenzatuar në gusht.

Përveç logos, faqja do të pësojë edhe disa ndryshime të tjera si personalizim i përmirësuar, karakteristika të reja lokale dhe globale.

Aplikacioni mobile i faqes është shkarkuar mbi 100 milionë herë dhe priten transaksione mbi 10 miliardë dollarë vetëm përmes pajisjeve mobile në 2012.

Logoja e re prezantohet në tetor. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>