Karriere

eBay planifikon të shkarkojë nga puna 2400 punonjës

Jan 22 2015
0 Shpërndarje
eBay planifikon të shkarkojë nga puna 2400 punonjës

ebay-john-donahoe-5Gjigandi i tregtisë eBay sapo ka prezantuar raportin e saj të tremujorit të fundit të 2014. Përveç kësaj kompania ka deklaruar se do të shkarkojë nga puna 2400 punonjës për të thjeshtësuar strukturën e saj organizative. Kjo shifër përkthehet ndryshe në 7% të totalit të forcës punëtore të eBay dhe PayPal. Nuk mund të themi se ky shkarkim masiv ishte i papritur. Ai vjen menjëherë pas vendimeve të kompanisë të prezantuara në muajin shtator kur gjithashtu u shpall ndarja e madhe mes PayPal dhe eBay.

Ky vendim cilësohet si shkarkimi më i madh i punëtorëve të eBay në vitet e fundit. Në vitin 2012 eBay pushoi nga puna 325 punojës të saj. eBay rapoton se aktualisht të ardhurat e saj prekin shifrën e 4.92 miliard dollar ndër të cilat 936 milion dollar janë të ardhura nga interneti dhe shitjet online. Ndërkohë që stoku i kompanisë është rritur me 2.3%. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>