Internet

eBay kërkon nga përdoruesit të nënshkruajnë peticion kundër “Aktit të Drejtësisë së Tregtimit”

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
eBay kërkon nga përdoruesit të nënshkruajnë peticion kundër “Aktit të Drejtësisë së Tregtimit”

ebay-logo-640Kompania eBay ka bërë një kërkesë të rëndësishme ndaj 40 milion përdoruesve për të nënshkruar një peticion kundër legjislacionit që ka për synim mbledhjen e taksave të shitjes nga dyqanet e vogla on line që ndodhen jashtë shtetit.

Shefi ekzekutiv i eBay John Donahoe ka dërguar ditën e diel një e-mail lidhur me këtë çështje.

Legjislacioni njihet si Akti i Drejtësisë së Tregtimit, por eBay mendon se ai do të ketë impakt negativ tek sipërmarrësit e vegjël.

Senati mund të votojë për Aktin e Drejtësisë së Tregtimit gjatë kësaj jave dhe do të aplikohet ndaj bizneseve që gjenerojnë mbi 1 milion $ të ardhura jashtë shtetit.

Donahoe beson se ky akt duhet të vihet në zbatim për bizneset që fitojnë mbi 10 milion $ ose për ato biznese që kanë më tepër se 50 punonjës.

Sipas Wall Street Journal rivali kryesor i eBay-it, Amazon.com e suporton këtë shumë. Federata Kombëtare e Biznesit beson se kjo do të ndihmonte shtetin të gjeneronte rreth 24 miliard $ të ardhura vjetore. (CIO Albanian)

Tags >

ebay
Lajmet e fundit>