Business & Management

eBay dhe PayPal do të ndahen në dy kompani të ndryshme

Oct 1 2014
0 Shpërndarje
eBay dhe PayPal do të ndahen në dy kompani të ndryshme

ebay-redesign.0_standard_800.0eBay ka lajmëruar se së shpejti eBay dhe PayPal do të jenë dy kompani të ndryshme të pavarura. Ndarja nga PayPal është parë si një mënyrë për tu fokusuar të dyja kompanitë në mundësitë e mëdha të secilës dhe për tu siguruar se çdo kompani do ndërtojë suksesin e saj sa më shpejt të munden.

Kjo ndarje, që pritet të ndodhë në mesin e vitit që vjen, sigurisht që do të sjellë ndryshime dhe në postet apo stafin. Shefi aktual i eBay Marketplace, Devin Weing do të marrë postin e shefit ekzekutiv të eBay Inc. Ndërkohë ekzekutivi i American Express, Dan Schulman do të jetë në krye të PayPal.

eBay e cila ka si qëllim lehtësimin e tregtisë online dhe PayPal që kërkon të jetë lideri i pagesave online së bashku kanë formuar një kompani solide, por është koha që të ndahen për të qenë akoma më eficentë në punën e tyre. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>