Business & Management

EasyPay nis bashkëpunimin me Ria Money Transfer

Jun 19 2017
0 Shpërndarje
Ajo që do të përfitojë më shumë është diaspora shqiptare e cila mund të dërgojë para në vendin e saj nga 150 shtete të botës. EasyPay nis bashkëpunimin me Ria Money Transfer

EasyPay, kompania e shquar shqiptare e shërbimeve financiare, njoftoi bashkëpunimin me Ria Money Transfer, një filial i Euronet WorldWide specializuar në transferimin e parave.

Ky bashkëpunim sjell shërbimet e Ria Money Transfer për herë të parë edhe në Shqipëri. Konsumatorët mund të dërgojnë dhe pranojnë para nga 320 agjentët e EasyPay në mbarë vendin.

Ajo që do të përfitojë më shumë është diaspora shqiptare e cila mund të dërgojë para në vendin e saj nga 150 shtete të botës.

Pavarësisht se ka patur rritje të pagesave elektronike dhe zhvillim të industrisë e-commerce, kompania beson se ekzistojnë ende hapësira për rritje të mëtejshme nisur nga statistikat se 58% e popullatës ende nuk përdor shërbime të tilla. /CIO Albanian

Tags >

EasyPay
Lajmet e fundit>