Investim

Eastman Kodak aplikon për bankrotim

Jan 19 2012
0 Shpërndarje
Eastman Kodak aplikon për bankrotim

 

Kompania Eastman Kodak të enjten ka njoftuar publikun se ka aplikuar për bankrotim sipas Kapitullit 11 të Kodit Amerikan të Bankrotimit për riorganizimin e bizneseve.

 

Kompania Kodak së fundmi ka paditur kompanitë si Samsung Electronics, HTC, dhe Apple për përdorimin e patentave në pronë të Kodak pa të drejtë ligjore. Ndërsa vet kompania ka hasur në probleme për tranzicionin në teknologjinë digjitale e as financat nuk kanë qenë të volitshme për kompaninë. Vitin e kaluar ata kanë zbritur qarkullimin në 6.4 miliardë dollarë dhe në bazë të kësaj presin të humbasin 400 deri në 600 milionë dollarë nga operacionet aktuale.

Në tentim për të përballur problemet, Kodak ka riorganizuar bizneset e saja vitin e kaluar. Që nga korriku i vitit të kaluar kompania ka shqyrtuar “alternativa strategjike përfshirë edhe shitjen e portofolios të tyre të patentave për imazhet digjitale për të shfrytëzuar rritjen e kërkesës në tregun e pronës intelektuale. Pikërisht fusha e patentave ka qenë një kanal i rëndësishëm i të hyrave për Kodak-un duke gjeneruar mbi 3 miliardë dollarë nga licencime të ndryshme që nga viti 2003. Kodak pretendon se ka të licencuar patentat për imazhet digjitale në më shumë se 30 kompani përfshirë LG, Motorola dhe Nokia.

Bankrotimi sipas Kapitullit 11 i jep mundësitë më të mira kompanisë që të maksimizojë vlerën e dy pjesëve kritike të portofolios teknologjike: patentat për kapjet digjitale dhe teknologjitë për printim dhe depozitim.

Kodak pret të kompletoj ristrukturimin në SHBA gjatë vitit 2013, e deri më tani ka mbyllur 13 fabrika prodhuese dhe 130 laborator. Gjithashtu kanë reduktuar forcën punëtore për 47 mijë veta që nga viti 2003.

Të mërkurën Kodak paraqiti padi të reja ndaj Samsung për keqpërdorimin e patentave që kanë të bëjnë me teknologjinë e imazheve, ngjashëm siç kanë bërë javën e kaluar kundër Fujifilm, Apple, dhe HTC.

 

Lajmet e fundit>