Internet

Eagle Mobile prej nesër starton me shërbimet 3G

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Eagle Mobile prej nesër starton me shërbimet 3G

eagle-mobileEagle Mobile pritet të nisë ditën e nesërme ofrimin e shërbimeve në brezin e transmetimit 3G. Përmes mesazheve të shkruara për abonentët e saj, kompania e komunikimeve celulare ka njoftuar nisjen e shërbimeve.

Shtimi i operatorit të tretë 3G pritet ta bëjë tregun më konkurrues dhe të ulë çmimet internetit me brez të gjerë përmes rrjeteve celulare. Interneti 3G aktualisht ofrohet nga dy operatorë, “Vodafone Albania” dhe “AMC”.

Ofertat për licencën e tretë 3G u hapën në muajin Tetor dhe “Eagle Mobile” ishte e vetmja që paraqiti një ofertë të vlefshme, prej 4 milionë e 355 euro.

Operatori tjetër, “Plus Communication” paraqiti ofertën simbolike prej 1 euro, që nuk u vlerësua si e vlefshme.

Sipas të dhënave më të fundit nga AKEP, shërbimet 3G kanë rreth 270 mijë përdorues nëpërmjet telefonit celular dhe 37 mijë përdorues me USB Modem. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>