Uncategorized

“Eagle Mobile” do të jetë operatori i tretë 3G

Oct 10 2012
0 Shpërndarje

Eagle Mobile” do të jetë operatori i tretë i shërbimeve të gjeneratës së tretë të telefonisë së lëvizshme. Hapja e ofertave u bë sot në mjediset e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP.

Oferta prej 4 milionë e 355 eurosh e “Eagle Mobile” ishte e vetmja mbi vlerën dysheme prej 4 milionë eurosh të përcaktuar nga rregullorja e tenderit.

Operatori tjetër, “Plus Communication” paraqiti një ofertë simbolike prej 1 euro.

Shpallja zyrtare e “Eagle Mobile” si operatori tretë i autorizuar për shërbime 3G pritet të bëhet brenda pak javësh.

Ndërsa autorizimi i fundit, për të cilin nuk pati oferta të vlefshme, do të jepet sërish me garë gjatë vitit të ardhshëm. Shtimi i operatorëve 3G pritet ta bëjë tregun më konkurrues dhe të ulë çmimet e internetit me brez të gjerë përmes rrjeteve celulare.

Interneti 3G aktualisht ofrohet nga dy operatorë, “Vodafone Albania” dhe “AMC. Sipas të dhënave më të fundit nga AKEP, shërbimet 3G kanë rreth 270 mijë përdorues nëpërmjet telefonit celular dhe 37 mijë përdorues me USB Modem. (CIO Albanian).

Lajmet e fundit>