Investim

EA blen PopCap Games

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
EA blen PopCap Games

Electronic Arts njoftoi që ka blerë kompaninë për lojëra rasti PopCap Games duke zgjeruar portfolion e lojërave për uebfaqe dhe pajisje mobile si celularë të mençur dhe tableta.

EA do të blej PopCap për 750 milionë dollarë plus përfitime vjetore dy vjeçare. Marrëveshja përfshin pagesa në para të gatshme prej 650 milionë dollarë dhe 100 milionë dollarë në stoqe. Shitësit e PopCap do të mund të përfitojnë para të gatshme shtesë varësisht prej sukseseve të kompanisë deri në dhjetor të vitit 2013.

EA tashmë ka një gamë të gjerë të lojërave për PC, konsola të lojërave, pajisje mobile dhe rrjete shoqërore. Disa nga lojërat më të famshme të EA përfshijnë tituj si “The Sims,” “Need for Speed,” “Star Wars” dhe lojëra sportive. PopCap Games do të rrit gamën e lojërave të rastësishme në portfolion e EA siç janë tashmë lojërat “Bejeweled” dhe “Zuma”.

EA do të ndihmoj PopCap të futet në pajisje digjitale të reja duke zgjeruar përdorimin në shtete tjera pos SHBA-ve. Lojërat e rastësishme nuk kërkojnë grafikë ekstreme janë duke u bërë të popullarizuara për celularë të mençur dhe tableta. Gjithashtu lojërat renditen si aplikacionet më të shkarkuara nga App Store i Apple në disa shtete.

Instituti Gartner javën e kaluar njoftoi që në mbarë botën shpenzimet për lojëra elektronike këtë vit do të arrijnë në 74 miliardë dollarë dhe ky trend do të vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme në harmoni me rritjen e përdorimit të pajisjeve mobile.

Lajmet e fundit>