Slider

Dyshohet se Bitcoin ka lidhje me tregun e paligjshëm Silk Road

May 21 2014
0 Shpërndarje
Dyshohet se Bitcoin ka lidhje me tregun e paligjshëm Silk Road

bitcoinBitcoin, sistem pagese “peer to peer”, akuzohet për lidhje të mundshme me uebfaqen e paligjshme, për shitjen e drogës Silk Road. Revista Wall Street raportoi të martën rreth këtij problemi.

FBI po investigon mbi këtë rast për shkëmbime të mundshme ose shitje të monedhave të Bitcoin, përdoruesve të këtij “tregu të zi” në internet.

Investigimet janë në faza fillestare dhe akoma nuk ka ndonjë konkluzion konkret për ndonjë veprim nga ana e Bitcoin lidhur me uebfaqen e paligjshme Silk Road. Një ndër njerëzit më të rëndësishëm të Bitcoin, Charlie Shrem, akuzohet për marrëveshje të paligjshme me një person nga Florida, Robert Faiella, për të shitur më shumë se 1 milion dollarë Bitcoin përdoruesve të këtij tregu jo të ligjshëm. Paratë mund të përdoren për drogë , për armë dhe për pastrim parash. (CIO Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>