Internet

Dyfishohen blerjet nga celularët

Jan 11 2012
0 Shpërndarje
Dyfishohen blerjet nga celularët

Shitjet dhe trafiku nga pajisjet mobile në uebfaqet shitëse dhe shpërndarëse në internet ishte dyfishuar gjatë festave të vitit të kaluar. Sipas hulumtimit të IBM, përdoruesit e iPhone dhe iPad të Apple kanë qenë më aktivët në blerje online.

Blerjet në dhjetorin e vitit të kaluar nga pajisjet mobile arritën në 11% kundrejt 5.5% sa ishin në dhjetorin e vitit 2010. Gjithashtu numri i transaksioneve të filluara nga pajisjet mobile kishte arritur në 14.6% të të gjitha shitjeve të dyqaneve në internet, që është më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë në vitit 2010 kur transaksionet e filluara nga pajisjet mobile ishin vetëm 5.6%.

Më së shumti blen përdoruesit e iPhone të Apple me 5.2% të trafikut në dyqanet shitëse, para përdoruesve të iPad që kishin rreth 4.3% pjesëmarrje. Android ishte i treti me 4.1%.

Në përgjithësi, shitësit online shënuan një rritjet të shitjeve krahasuar me dhjetorin e 2010 prej 7.5%. Hiq më keq sipas raporteve të mëhershme të IBM nuk kishte kaluar as muaji nëntor me dy ditët e njohura si Black Friday dhe Cyber Monday që sollën dyfishime të shifrave krahasuar me vitin 2010.

Shifra të këtilla nuk janë edhe krejt të papritura. Kompania Gartner parasheh që deri në vitin 2015 deri 50% e shitjeve e dyqaneve online  do të vijnë nga aplikacionet mobile dhe sociale.

Lajmet e fundit>