Menaxhim Projektesh

Dy të tretat e kompanive delegojnë punë jashtë

Nov 8 2011
0 Shpërndarje
Dy të tretat e kompanive delegojnë punë jashtë

Offshoring është bërë aq i rëndësishëm në proceset e IT-së, saqë 65% e bizneseve tani e bëjnë atë për disa aspekte të biznesit të tyre, thuhet në anketën vjetore për buxhetet dhe trendet e teknologjisë së IT-së të bërë nga Society of Information Management (SIM).

Kjo anketë, që bazohet në të dhënat e mbledhura nga CIO-t dhe liderët e IT-së nga 275 kompani, ka gjetur që pothuajse çereku i kompanive që përdorin shërbimet offshore kanë vepruar ashtu për të vënë në funksion aplikacionet e sistemeve ekzistuese. Dhe një 20% tjetër deklaruan se kanë përdorur shërbimet offshore për të menaxhuar infrastrukturën e tyre.

Kjo anketë është gjithëpërfshirëse dhe ofron disa konkluzione se si korporatat dhe punonjësit po përballen me problemet e vazhdueshme ekonomike.

Për shembull, qarkullimi i punonjësve në 2010 ishte 5.5%, pothuajse në nivel të njëjtë sikurse me këtë vit. Nga 2006 deri 2011, qarkullimi i punonjësve arriti një mesatare prej 5.92% raporton SIM.

“Punonjësit e zotë që pritej të largoheshin nuk janë larguar”, shprehet Jerry Luftman, profesor menaxhmenti në Stevens Institute of Technology, i cili  udhëhoqi projektin e anketës së SIM.

Kohëmbajtja mesatare e një CIO është 4.36 vite, raporton anketa. Ky rezultat është shumë i ngjashëm edhe me anketat e tjera.

Kompanitë nuk po shkurtojnë IT-të

Vitin e kaluar, 65% e firmave që iu përgjigjën kësaj ankete deklaruan se buxhetet e tyre për këtë vit kanë qenë të barabarta apo më të larta sesa viti paraprak. Kjo është ngritur në 83% këtë vit dhe 85% e të anketuarve deklaruan se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i barabartë ose më i lartë sesa buxhetet e tyre aktuale.

Edhe pse periudha e këtij raporti ishte para rënies së tregjeve stok gjatë muajve gusht- shtator, Luftman beson se të anketuarit nuk ishin optimistë rreth ekonomisë. “Askush nuk është i bindur se ekonomia do të ketë rritje”, deklaroi ai.

Brenga kryesore e menaxhmentit, sipas kësaj ankete, është harmonizimi i biznesit, kurse brenga e fundit, në listën prej 10 sosh, është reduktimi i kostos së IT-së.

Arsyeja se pse reduktimi i kostos së IT-së është prioritet kaq i ulët është se shumë kompani përpiqen që të përdorin IT-në për të reduktuar kostot në vend se të shkurtojnë IT-të për të kursyer para, thotë Luftman.

Prioritetet e tjera të IT-së janë fleksibiliteti i biznesit, menaxhimi i proceseve të biznesit, planifikimi strategjik i IT-së, siguria dhe eficenca e IT-së, arkitektura e  ndërmarrjes, siguria dhe të ardhurat që gjenerojnë inovacione të IT-së.

 

Në këtë anketë thuhet se prej kompanive që përdorin outsourcing, 58% janë kthyer tek kompanitë indiane dhe segmentin e dytë më të madh e përbën Kina me 10%.

Në vendin e tretë vjen Meksika me 7%; Europa Perëndimore 6% dhe Europa Lindore, Filipinet dhe Karaibet të gjitha me 5%. Kurse Rusia dhe Brazili kanë nga 3%.

Patrick Thibodeau mbulon kompjuterikën cloud dhe aplikacionet e ndërmarrjeve, outsourcing, politikat qeveritare për IT, qendrat e të dhënave si dhe problemet e fuqisë punëtore të IT-së për Computerworld. Ndiqeni Patrick në Twitter @DCgov apo abonohuni në Patrick RSS feed . E-mail adresa e tij është [email protected]

Lajmet e fundit>