Mobile

Dy kompani ajrore në SHBA tani lejojnë përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë fluturimit

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Dy kompani ajrore në SHBA tani lejojnë përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë fluturimit

delta-airlines-stock1_1020_large_verge_medium_landscapeDelta dhe JetBlue janë bërë dy linjat e para ajrore në SHBA që mundësojnë përdorimin e e-lexuesve, tabletëve dhe pajisjeve të tjera elektronike që të përdoren gjatë fluturimit.

Duke ndjekur rekomandimin e FAA-së që udhëtarët duhet të lejohen të përdorin pajisje nga porta në portë, që të dy ndërmarrjet treguan gjatë ditës së enjte që është aprovuar përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë fluturimit .

FAA tani ka thënë zyrtarisht që rezultatet e testimeve të tyre, ndryshimeve në rregulla dhe ndryshimet në trajnime janë mesatare. “Duke filluar nga sot 4:15 PD, Delta zyrtarisht mori aprovimin nga FAA për planin e tyre për të mundësuar përdorimin e pajisjeve personale elektronike nga porta në portë, menjëherë me efikasitet,” tha një zëdhënës për The Verge.

Një fotografi nga një fluturim me JetBlue gjatë ditës së enjte konfirmon gjithashtu ndryshimin. Në Twitter, një raport nga Runway Girt Network thotë që JetBlue iu ka dhënë leje për përdorim të pajisjeve të tyre gjatë fluturimit dhe uljes. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>