Microsoft

Dy ekzekutivët e Microsoft-it largohen nga kompania

Mar 3 2014
0 Shpërndarje
Dy ekzekutivët e Microsoft-it largohen nga kompania

microsoft-displaySipas një raporti të mediave, dy ekzekutivë të kompanisë Microsoft, Tony Bates dhe Tami Reller, janë duke u përgatitur që të largohen nga kompania teksa Satya Nadella mori detyrën e shefit ekzekutiv. Bates, që është ish-CEO i Skype që është përgjegjës për zhvillimin e biznesit të kompanisë Microsoft, do të largohet menjëherë, ka raportuar faqja e lajmeve të teknologjisë Re/code gjatë ditës së diel duke cituar burime të paemëruara.

Bates, i cili punoi po ashtu në Cisco Systems, ishte konsideruar si një kandidat potencial për ta marrë detyrën të cilën e kishte Steve Ballmer, ku ky i fundit në muajin gusht raportoi që do të pensionohej.

Eric Rudder, që është udhëheqës i strategjisë së avancuar, përkohësisht do të marrë detyrat e Bates dhe ekzekutivi i marketingut, Chris Capossela, do ta zëvendësojë Reller, thuhet në raport.

Reller, që është njëra nga top ekzekutivet femra në kompani dhe bashkë-udhëheqëse e njësisë së Windows-it në Microsoft, do të mbetet në Microsoft për një kohë për të ndihmuar në tranzicion. Raporti tha që Nadella, i cili ishte caktuar CEO më 4 shkurt, i tregoi stafit për ndryshimet gjatë të premtes dhe kompania planifikon që të bëjë raportimin publik të tyre gjatë të martës. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>