Microsoft

Dy arsye kryesore pse Microsoft duhet të frikësohet nga Google

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Dy arsye kryesore pse Microsoft duhet të frikësohet nga Google

microsoft googleNdërkohë që Microsoft-i vazhdon të reklamojë Office 365, ofertën e vet softueri-si-shërbim, një sondazh i ri tregon se adaptimi i teknologjive të Microsoft-it nga ndërmarrjet po fillon të shihet me dyshim.

Problemi mund të përkeqësohet me rritjen e aktorëve të rinj në tregun e ndërmarrjeve, sipas një sondazhi tjetër të realizuar nga Universiteti Princeton. BetterCloud është një kompani që shet mjete për menaxhimin në cloud, për Google Apps.

Në fillim të shkurtit, kompania ka realizuar një sondazh mbi klientët e vet. Në të ka mjaft rezultate interesante, por ato që lidhen me Microsoft-in dhe vështirësitë me të cilat po ndeshet në tregun e ndërmarrjeve janë:

– 60% e të pyeturve u shprehën se organizata e tyre po minimizon investimet e ardhshme në Microsoft Office

– 64% e atyre që kanë përdorur Google Apps gjatë të paktën dy viteve të fundit po minimizojnë investimet e ardhshme në Office

Faktikisht, pjesa më e madhe e personave që dhanë përgjigje në këtë sondazh vinin nga bizneset e vogla. Ndoshta organizatat e mëdha janë më të prirura për të investuar në licenca për Office dhe programet e tij si Excel, PowerPoint, Word etj. Por, 62% e personave të pyetur të cilët ishin pjesë e ndërmarrjeve me 500 ose më tepër punonjës u shprehën gjithashtu se po minimizon investimet e ardhshme në Microsoft Office.

“Sondazhi tregon se ekziston një numër i konsiderueshëm biznesesh që po përpiqen të mos shpenzojnë më për programet e kushtueshme të Office,” shprehet Charles King, president dhe analist në Pund-IT. “Ndër arsyet kryesore është se Office është tepër i pasur me karakteristika, duke u bërë kështu tepër kompleks për punën e thjeshtë që mund të nevojitet.”

Një element i rëndësishëm është edhe BYOD (Bring your own device – sillni pajisjen tuaj), e cila po shndërrohet gjithmonë e më tepër në një praktikë pune nëpër kompani. Në këtë mënyrë, punonjësit kanë mundësi të përdorin një sërë alternativash lidhur me aplikacionet dhe mjetet e produktivitetit, e cila përkthehet në cloud. Google e njeh këtë realitet. Po ashtu edhe Microsoft, së fundmi.

Office 365 është në cloud, megjithatë King shprehet se Google Apps është përmirësuar gjithmonë e më tepër. Për shembull, disa nga karakteristikat kryesore të Office 365 – përfshi integrimin me outlook.com dhe Azure cloud storage, janë oferta të hershme nga Google.

Një pikë tjetër nga rezultatet e BetterCloud, që tregon se Microsoft është në vështirësi, është se 95% e të pyeturve në sondazh shprehen se mbi 50% e punonjësve të kompanisë së tyre përdorin Gmail. Kjo do të thotë se Gmail është aplikacioni numër një i Google në ndërmarrje (i ndjekur nga Calendar). (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>