Business & Management

Duolingo ngriti një investim prej 25 milion dollar, numëron 200 milion përdorues

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Ky investim dërgon vlerën e kompanisë në 700 milion dollar. Themeluar në Pittsburgh në 2011, Duolingo është një shërbim për mësimin e leximit dhe shkrimit në 20 gjuhë të b Duolingo ngriti një investim prej 25 milion dollar, numëron 200 milion përdorues

Duolingo, platforma online e mësimit të gjuhëve, ngriti një investim të ri prej 25 milion dollarësh nga Drive Capital.

Ky investim dërgon vlerën e kompanisë në 700 milion dollar. Themeluar në Pittsburgh në 2011, Duolingo është një shërbim për mësimin e leximit dhe shkrimit në 20 gjuhë të botës.

Dy vite më parë kompania kishte 100 milion përdorues dhe tha se kishte ngritur një investim prej 45 milion dollarësh nga Google Capital.

Ndërsa sot kompania ka tha kishte 200 milion përdorues. “E filluam Duolingo pesë vite më parë për ta bërë mësimin e gjuhëve lehtë dhe të aksesueshme për këdo në mbarë botën,” shkruante CEO dhe bashkëthemeluesi Luis von Ahn.

Me investimin e ri Duolingo planifikon të rrisë numrin e punonjësve nga 80 në 150 vetë. /CIO Albanian

Tags >

Duolingo
Lajmet e fundit>