Aplikacione

Dropbox përshtatet me Android 4.0

Dec 27 2011
0 Shpërndarje
Dropbox përshtatet me Android 4.0

Kompania për shërbime Cloud, Dropbox ka përditësuar aplikacionin e tyre për versionin 4.0 të Android.

Versioni i ridizajnuar përmban përkrahjen për ngarkime me shumicë si dhe magazinimin offline të dosjeve. Gjithashtu në versionin 2.0 të këtij aplikacioni, përdoruesit mund t’i vënë dosjet në dispozicion edhe kur nuk kanë internet në pajisjet e tyre, thjeshtë duke vënë një yll në meny. Derisa ngarkimet të disa dosjeve njëkohësisht do të thotë që tani përdoruesit nuk kanë nevojë të presin për një dosje  të ngarkohet që të nisin ngarkimin e tjetrës, por thjesht ata mund të përcaktojnë disa fotografi dhe video të ngarkohen në prapaskenë, derisa bëjnë ndonjë punë tjetër në pajisjen e tyre. Ky proces ka qenë në dispozicion në versionin për iOS të Dropox.

Tani përdoruesit mund të riemërojnë dosjet dhe skedarët, e gjithashtu është përmirësuar edhe pamja si galeri, dhe janë riparuar disa vrima duke përmirësuar qëndrueshmërinë dhe performancën e aplikacionit.

Fusha e shërbimeve për magazinimin e dokumenteve në teknologjinë Cloud ka shpërthyer së fundmi me disa shërbime tjera si Cloud Drive i Amazon, iCloud i Apple, Box.Net, SkyDrive i Microsoft dhe Dropbox. Kjo po shpien drejt përmirësimit të shërbimeve dhe ofertave më joshëse nga kompanitë.

 

Lajmet e fundit>