Aplikacione

Dropbox nuk ka plane të paguajë zhvilluesit

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Dropbox nuk ka plane të paguajë zhvilluesit

dropboxNjëra nga pyetjet që erdhi shpesh gjatë sesionit për pyetje dhe përgjigje në Konferencën e Zhvilluesve DBX të Dropbox ishte: Çfarë nënkupton lajmi i sotshëm për modelin e biznesit të ndërmarrjes? Duke e ditur numrin mbresëlënës të përdoruesve dhe zgjerimin e platformës të lajmëruar dje (duke përfshirë API-në e re për të sinkronizuar të dhënat mes aplikacioneve), a do të mundte Dropbox që të fitonte para nga reklamimi? Ose duke i paguar zhvilluesit? Bashkëthemeluesi dhe CEO, Drew Houston, iu tregoi reporterëve që është ky plani.

Në vend të kësaj, ai dëshiron që të lidhet me modelin ekzistues të biznesit që e ka ndërmarrja, që përfshin fatura për abonimet me pagesë për përdoruesit pro dhe për bizneset.

“Ju nuk duhet të shikoni përreth dhe të pyetni se prej ku janë duke ardhur paratë tona,” tha Houston

Është e paqartë nëse termi “ju” në fjalinë e mësipërme i referohet konsumatorëve ose zhvilluesve. Por mund të jetë ndonjë lloj i zbatimit, qoftë ajo nëse një konsumator është shqetësuar që Dropbox është duke shitur të dhënat e përdoruesve ose duke e mbushur faqen me reklama, ose një zhvillues i shqetësuar që ata do të përfundojnë duke garuar me Dropboxin. Përgjigjet e tjera të Houston adresojnë posaçërisht këto shqetësime të mundshme të zhvilluesve, duke thënë që ndërmarrja do të qëndrojë e përqendruar në krijimin e përvojave të veta kyçe sa më mirë dhe sa më thjeshtë që të jetë e mundur. Dhe sa i përket të dhënave të përdoruesve, ai tha po ashtu që Dropbox ka terma të caktuar që mbulojnë atë se si ai iu përgjigjet kërkesave të qeverisë për të dhëna dhe që ka zgjeruar skuadrën e vet të sigurisë.

Monetizimi erdhi sërish në fjalë pas disa minutave, kur Houston ishte pyetur nëse ai është duke e shqyrtuar mundësinë e pagimit të zhvilluesve, posaçërisht nëse zgjerimi i platformës i rrit shpenzimet e Dropboxit. Sërish, përgjigja ishte jo.

“Ne kurrë nuk kemi marrë para nga zhvilluesit dhe ne nuk kemi ndonjë plan për ta bërë,” tha Houston. Ajo nuk nënkupton domosdoshmërisht nëse Dropbox ndonjëherë nuk do ta bëjë këtë gjë. Por ai shtoi “sepse ne kemi një model të fuqishëm biznesi, unë nuk mendoj që monetizimi i zhvilluesve do të jetë një gjë e rëndësishme për ne për të ardhmen e parashikueshme.” (CIO Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>