Internet

Dropbox ngrit limitin e hapësirës në 5GB

Apr 30 2012
0 Shpërndarje
Dropbox ngrit limitin e hapësirës në 5GB

Dropbox ka ngritur limitin e hapësirës falas që ka ofruar për ruajtjen e të dhënave në cloud nga 2GB në 5GB duke sjell tek përdoruesit edhe ofertën për imazhet digjitale.

Hapësira shtesë është pjesë e veglës për ngarkim automatik të kamerës për Dropbox. Vegla për PC dhe Mac ishte në beta deri tani dhe shërbente për ngarkimin automatik të fotografive. Deri më tani fotografitë janë ngarkuar automatikisht në llogarinë tuaj në Dropbox tek seksioni Camera Uploads posa të lidhni një kamerë, celularë të mençur, tabletë, apo kartelë SD. Gjithashtu ekziston edhe versioni i aplikacionit për Android që tashmë përmban këtë veti.

Dropbox ka ofruar hapësirën më të vogël karshi kundërshtarëve të sa deri tani me vetëm 2GB. Hapësira shtesë e vë atë në një nivel me rivalët si Google Drive, Box.net, dhe SugarSync.

Vetia e re për ngarkimin e fotografive funksionon në këtë mënyrë. Posa të ngarkohen fotografitë, Dropbox ka një faqe online Photos, ku ju mund të shihni pamjet e zvogëluara të fotografive të grupuara sipas muajit dhe kur afroheni mbi fotografi do të shihni datën, ose nëse klikoni në to do të shihni fotografinë në rezolucion të plotë. Tani ju mund të shpërndani fotografitë individuale me një link, ngjashëm si gjithë dosjet tjera në Dropbox.

Auto-ngarkimi i parë i fotografive do të ju siguroj 500MB të hapësirës falas në Dropbox, dhe derisa ju e mbushni këtë hapësirë, ajo do të ngrihet deri në 3GB. Hapësira që ju fitoni është permanente dhe mund të përdoret gjatë tërë jetëgjatësisë së llogarisë tuaj, por është vetëm për skedarin Camera Uploads, dhe derisa shpërngulni fotografitë në skedarët tjerë ju s’do të fitoni hapësirë shtesë. /cio.al/

Lajmet e fundit>