Business & Management

Dropbox dyfishon hapësirën e ngarkimit

Jul 14 2012
0 Shpërndarje
Dropbox dyfishon hapësirën e ngarkimit

Duke ndjerë nxehtësinë nga Google dhe Microsoft, Dropobox më 10 korrik dyfishoi sasinë e ngarkesës në cloud të cilën e marrin abonentët Pro – pa asnjë ngritje çmimi.

Nëse posedoni një llogari me pagesë në Dropbox, ju sapo keni marrë një shtesë të papritur: dyfish më tepër ngarkesë se sa që e kishit në fillim kur keni paguar dhe duke mos pasur kështu nevojë që të paguani sërish.

Ofruesi i ngarkesës në cloud, Dropbox, dyfishoi për abonentët pakot 50GB dhe 100GB për t’i bërë 100GB, respektivisht 200GB. Ky dyfishim tashmë ka ndodhur.

Lajmërimi zyrtar nga Dropbox e bën atë të tingëllojë sikur ndërmarrja ka dyfishuar pjesën e caktuar të pagesës si një shërbim për konsumatorët. “Ne kemi dëgjuar nga arkitektët me hartimin e skedarëve gjigantë dhe fotografuesit me portofole të mëdha, por më së shumti ne dëgjojmë nga familjet tona të cilat kanë më tepër se 100GB fotografi, dokumente dhe video.”

Ndoshta këto familje të lidhura me cloud e frymëzuan shërbimin Dropbox që të dyfishojë ngarkesën, por mund të themi se edhe realiteti i tregut luajti një rol të madh në vendimin e ndërmarrjes. Një krahasim i shpejt tregon që çmimet e Dropbox janë nën një presion të madh nga sfiduesit e tjerë. Për shembull, Google Drive nën 60 dollarë në vit ofron 100GB; SkyDrive i Microsoft vjen me 50 dollarë në vit.

Për dallim nga kjo, pakoja prej 100GB e Dropbox vjen për 9.99 dollarë në muaj, ose 99 dollarë në vit; pakoja prej 200GBb është 199 dollarë në vit. Për më tepër, Dropobox lajmëroi një pako prej 500GB për 499 dollarë në vit. Pakoja e Skuadrës së Dropbox – që përfshin vegla të administratorit – mbetet e pandryshuar në 795 dollarë për ngarkesë deri në 1TB dhe pesë përdorues.

Janë disa ndryshime mes këtyre shërbimeve për cloud: për shembull, SkyDrive kufizon skedarët në 2GB dhe Google Drive mundëson që skedarët të jenë me madhësi deri në 10GB. Dropbox mund të marrë skedarë të çfarëdo madhësie nëse ju i ngarkoni ato nga aplikacioni për desktop. Të gjitha këto tri shërbime kanë aplikacionet e tyre për Windows, Mac dhe iOS dhe Google Drive funksionon edhe në Android; SkyDrive i Microsoft funksionon edhe në Windows Phone; kurse Dropbox funksionon edhe në Linux, Android dhe BlackBerry.

Mbase, nëse e mendojmë mirë, ky dyfishim nga Dropbox nuk është edhe aq i mirë: kur bëhet fjalë për raportin bajt për dollar, Dropbox është gati dyfish më i shtrenjtë se shërbimet nga Microsoft ose Google – madje edhe pas dyfishimit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>