Business & Management

Drobpox merr 250 milionë dollarë fonde

Jan 18 2014
0 Shpërndarje
Drobpox merr 250 milionë dollarë fonde

Dropbox CEO Houston speaks at TechCrunch Distrupt 2013 in San FranciscoSipas informacioneve nga dy burime që janë në dijeni për çështjen, kompania Dropbox ka siguruar 250 milionë dollarë nga një fond që është mundësuar nga BlackRock dhe investitorë të tjerë në një turn të ri financimi që e vlerëson ofruesin e shërbimeve të ngarkesës online me vlerën prej pothuajse 10 miliardë dollarë.

Burimet mohuan që të tregojnë emra sepse fushata e financimit ishte private. Për Dropbox-in, që është nismë kjo që para 6 viteve kishte filluar në Luginën e Silicit, për të cilën shumë kush pret që kjo kompani të bëhet publike këtë vit, është duke e marrë përparësi nga investitorët dhe vlerat që po arrijnë majat të kompanive të teknologjisë.

Kompania ka arritur të ketë një rritje të madhe përgjatë ngritjes së cloud-it, ose internetit, ngarkesës, që pritet të vazhdojë të bëjë bum së bashku me teknologjinë e pajisjeve mobile.

Kompanitë e tjera, duke përfshirë këtu kompaninë Microsoft dhe Amazon, janë po ashtu duke u zgjeruar në biznesin cloud. Investitorët e tjerë të Dropbox-it janë Goldman Sachs, Sequoia Capital, Accel Partners dhe Index Ventures. Dropbox dhe Blackrock nuk ishin në gatishmëri për të komentuar menjëherë për këtë gjë. (CIO Albanian)

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>