Siguri

DOS i ri ngarkon serverët SSL me lehtësi

Oct 25 2011
0 Shpërndarje
DOS i ri ngarkon serverët SSL me lehtësi

Një vegël e re e sapo lëshuar për ndalim të shërbimit (DOS) mund të përdoret për t’i rrëzuar serverët SSL duke përdorur një kompjuter llaptop mesatar dhe një lidhje standarde DSL.

E quajtur THC-SSL-DOS, kjo vegël u lëshua tani sepse tashmë ka qenë e përhapur online disa muaj më parë. “Ne jemi duke shpresuar që siguria e dobët në SSL nuk shkon pa u vënë re. Industria  duhet të kalojë përpara për ta rregulluar problemin ashtu që qytetarët të jenë të padëmtuar dhe të siguruar sërish,” tha një anëtar i THC.

Është mirë të ceket që madje edhe pa SSL-në e aktivizuar, sulmuesit ende mund ta përdorin me sukses THC-SSL-DOS me sukses kundër serverëve. Sidoqoftë, sulmet e këtilla do të kërkonin më shumë se sa një llaptop të vetëm.

“Ai ende punon nëse rinegocimi SSL nuk mbështetet por kërkon disa ndryshime dhe disa bote përpara se të vërehet një ndikim,” tha grupi. “Marrja e fermave më të mëdha të serverëve të cilët përdorin baraspeshues të ngarkesës SSL kërkoi 20% llaptopë të madhësisë mesatare dhe rreth 120kbit/sec të trafikut,” shtoi grupi./cio.al

Lajmet e fundit>