Karriere

Don Mattrick i Xbox, pritet të kalojë nga Microsoft-i drejt Zynga-s

Jul 8 2013
0 Shpërndarje
Don Mattrick i Xbox, pritet të kalojë nga Microsoft-i drejt Zynga-s

CEO XboxDon Mattrick, drejtori i Microsoft-it për Biznes që punon mbi vizionin e kompanisë për Xbox, raportohet se do të kaloj në një nivel më të lartë drejtues në kompaninë Zynga.

Sipas All Things D, burime të shumta kanë thënë se Matrick mund të jetë një emër për pozicionin e shefit ekzekutiv, një lëvizje që do “shkundë” të dyja kompanitë. Microsoft-i thuhet se është në mes të një riorganizimi gjigantë, por përsëri koha e kësaj lëvizjeje nuk dihet.

Microsoft-i në vjeshtë do të lançojë konsolën Xbox One, një projekt ky që Mattrick ishte shumë i përfshirë. Microsoft-i do ti duhet të kryejë një ripërpunim të konsolës dhe politikave që e shoqërojë atë pas ankesave të shumta që e kanë shoqëruar. Thuhen se këto ankesa janë motivi kryesor i lëvizjes së Mattrick.

Zynga nga ana tjetër është përballur me shumë sfida, ku së fundmi shkurtoi më shumë se 500 punonjës. Gjërat duken të vështira përsa i përket sfidës financiare, pasi të ardhurat e kompanisë ranë me 18% vetëm në tremujorin e fundit dhe vëmendja e audiencës gjithashtu ka rënë ndjeshëm. All Things D tha se Mattrick do të punojë bashkë me shefin aktual ekzekutiv dhe themeluesin Mark Pincus për të përballuar dhe për të kaluar sfidat që kompania po përballet. (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>