Mobile

Dominimi i Google mund të humbasë në epokën e pajisjeve mobile

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Dominimi i Google mund të humbasë në epokën e pajisjeve mobile

Google aPër më shumë se një dekadë, Google është bërë sinonimi i kërkimit. Pavarësisht përpjekjeve të Microsoft-it për të tërhequr sa më shumë përdorues tek Bing, ato kanë qenë të kota.

Gjithsesi ekzistojnë disa shenja se dominimi i Google nuk mund të jetë në moshën mobile. Sipas një raporti të New York Times, kërkimet tradicionale në ueb u ulën me 3 % në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa kërkimi vertikal në motorët e kërkimit u rritën me 8% në të njëjtën periudhë.

Njerëzit kanë një tendencë të kërkojnë përmbajtje të përshtatur. Përdoruesit e uebit kanë zbuluar se sado e mirë të jetë Google, më mirë është të drejtohesh direkt tek segmentet që përmbajnë informacionin tënd.

Kërkuesit kursimtarë kërkojnë për informacione në faqe të specializuara si për shembull Amazon, apo IMBD mbi informacion për aktorët.

Ky ndryshim në sjelljen e kërkimit bëhet më i dukshëm në epokën e pajisjeve mobile. Përdoruesit deri tani kanë një tendencë drejt informacioneve mbi motin, lajmeve, apo hartave, për ti marrë ato direkt jo nëpërmjet Google.

Ndoshta kjo tendencë shpjegon edhe lëvizjet që ka bërë Google vitet e fundit për të siguruar ofruesit e përmbajtjeve si Zagat për ushqimin dhe Frommer për udhëtimet. Google kërkon të ruajë vendin e parë në internet dhe të ofrojë në një cilësi të lartë

Tani për tani Google dominon uebin. Gjithsesi lëvizjet e Facebook me super aplikacionet, mund të shkaktojnë një betejë për mbizotërimin në pajisjet mobile në të ardhmen. (CIO Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>