Internet

Domeni Facebook më i shtypur se Google

Jul 28 2011
0 Shpërndarje
Domeni Facebook më i shtypur se Google

Nëse dëshironi të bëni mashtrime ose phishing atëherë domeni Faceboook.com do të ishte i përkryer për juve. Kjo vlen sepse domeni më i shtypur gabimisht në shiritin e adresave në shfletues është Facebook.com. Ky përfundim vjen nga të dhënat e mbledhura dhe analizuara nga Chris Finke me anë të shtesës për shfletues URL Fixer. Faqja e lartpërmendur i drejtonte vizitorët e rastësishëm në një lojë duke i deklaruar ata si fitues të një gare për përdoruesit e Facebook.

Sipas analizave të më shumë se 7.5 milionë domeneve të shtypura në shiritin e adresave, Facebook.com është domeni më i shtypur gabimisht, dhe atë për tri herë më shumë se adresa e dytë, google.com. Sigurisht, sipas të dhënave të Alexa-s dhe shumë uebfaqeve tjera Google akoma është domeni më i vizituar në internet. E kjo mund të vjen edhe si rrjedhojë se shumë njerëz e përdorin Google me anë të shiritit të kërkimit ose duke kërkuar drejtpërdrejt diçka në shiritin e adresës, para se të shkuar në Google.com

Në Top 10 domenet e shkruara gabimisht më së shumti gjenden edhe YouTube.com që ndan pozitën e dytë me google.com, gmail.com dhe Twitter.com ndajnë pozitën e katërt, mail.google.com e gjashta, Hotmail.com dhe Yahoo gjenden në të shtatën, amazon.com është e nënta, ndërsa reddit.com është në pozitën e dhjetë të domeneve që më së shumti shkruhen gabimisht. Këto dhjetë domene edhe përbëjnë 20% të volumit të të gjitha domeneve që shkruhen gabimisht.

Një tjetër përfundim nga ky studim i Chris Finke është që parashtesa e domeneve “www” po zhduket gabimisht, dhe sipas këtij studimi më shumë se gjysma e domeneve të analizuara nuk kanë patur këtë parashtesë kur janë shkruar në shiritin e adresave.

Lajmet e fundit>