Slider

Dokumentet e administratës do të kalojnë nga letër në dixhitale

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Dokumentet e administratës do të kalojnë nga letër në dixhitale

leter digjitalAdministrata shqiptare gradualisht do të kalojë në praktikën tërësisht dixhitale. Kryeministri Sali Berisha foli sot për zhvillimin e teknologjisë së informacionit, në mbledhjen e  Këshillit të Ministrave ku u prezantua dhe u miratua rregullorja “Për menaxhimin e dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë”.

Kryeministri tha se kjo do të sjellë edhe një kursim shumë të madh në shpenzimet operative, pasi administrata është konsumator i pamëshirë i letrave dhe kancelarive.

“Ky është kodi mbi të cilin do të bazohet zëvendësimi i letrës me dixhitalen, zëvendësimin i firmës me firmën dixhitale. Ministri Pollo ka konsultuar gjerësisht institucionet përkatëse dhe natyrisht si pikë fundore, Arkivi i Shtetit, i cili është institucioni që do të ketë fjalën kryesore. Me Arkivin është rënë dakord që të ketë një periudhë kalimtare, për kalimin nga letra tek forma dixhitale,” tha Berisha.

Ai shtoi gjithashtu se do të krijohet shumë shpejt fondi i Hi-Tech-ut, që do të financojë projektet e mendjet më të ndritura të fushës.

“Po punojmë intensivisht me vendet mike, me standardet më të avancuara që ekzistojnë dhe jemi të vendosur që katërvjeçari që vjen të jetë katërvjeçari, në të cilin Shqipëria dhe shqiptarët të jenë komb lider në rajon, në këtë fushë. Po studiojmë çdo mekanizëm, çdo praktikë, çdo lehtësi e çdo financim të nevojshëm, për ta realizuar këtë,” shtoi Kryeministri. (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>