Aplikacione

Doktorët krijojnë versionin e tyre të Instagram

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
Doktorët krijojnë versionin e tyre të Instagram

Rrjeti social i ndarjes së fotografive po ndryshon mënyrën se si profesionistët e mjeksësisë ndërveprojnë dhe mësojnë nga njëri – tjetri.

Figure1

Një aplikacion i krijuar në Kanada, është një version mjeksor i Instagram, që i lejon doktorët të ndajnë imazhe me komunitetin mjekësor, dhe gjithashtu të mund të komentojnë mbi to.

Madje shumë nga imazhet përmbajnë materiale grafike. Programi që ka vetëm dy javë që ka dal, që shfaq dhe ilustrimet në tekste shkencore, përmban çdo gjë, që nga ekzaminimet më të lehta deri në procedurat kirurgjikale.

“Unë po mundohesha të gjeja një rrugë të sigurt për të kapur dhe ndarë imazhe mjekësore në kohë reale”, tha Dr. Joshua landy, një specialist i kujdesit shëndetësor në Toronto. “Por mjeti që kisha nevojë nuk ekzistonte”, vazhdoi ai. Kur ndajnë fotot, doktorët mund të shtojnë komente, etiketime, shigjeta mbi pikturat me qëllim që të qartësojnë specifikimet e kërkimeve të tyre.

Siç duket subjektet në figurë mbrohen automatikisht duke i bllokuar fytyrat. Aplikacioni është pa pagesë dhe mund të shkarkohet në dyqanet e iTunes. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>