Siguri

Dobësia në Kaspersky Internet Security 2013 mund të çojë në bllokimin e sistemit

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Dobësia në Kaspersky Internet Security 2013 mund të çojë në bllokimin e sistemit

Kaspersky Internet Security 2013Kaspersky Lab Internet Security 2013 ka një dobësi që mund të shfrytëzohet nga distanca, veçanërisht në rrjetet lokale, duke çuar në bllokimin e plotë të sistemit operativ në kompjuterin ku është i instaluar softueri.

Kjo dobësi mund të aksesohet duke dërguar paketa të sofistikuara IPv6 (Internet Protocol version 6) në kompjuterët që kanë të instaluar Kaspersky Internet Security 2013 apo produkte të tjera të firmës, të cilat kanë funksionalitete mbi firewall.

“Një paketë e copëtuar e cila ka disa header (koka e paketës) si dhe një header shtesë çon në bllokimin total të sistemit operativ,” u shpreh Marc Heuse, kërkues mbi sigurinë. “Nuk shfaqet asnjë mesazh apo dritare paralajmëruese dhe sistemi nuk është në gjendje të kryejë asnjë detyrë.”

IPv6 suportohet automatikkisht nga ndërfaqet e rrjetit në Windows Vista e lart, si dhe në shumë versione të Linux dhe Mac OS. Gjithsesi, adaptimi i IPv6 në internet është i ulët, kështu që edhe numri i kompjuterëve që janë publikisht të aksesueshëm përmes IPv6 nuk është i lartë.

Ndërkohë, Kaspersky Lab është venë në dijeni të këtij problemi dhe shprehet se ka lançuar një “patch” i cili mund është i disponueshëm në bazë kërkese. Një “patch” automatikisht i shkarkueshëm do të lançohet shumë shpejt. (CIO Albanian)

Tags >

antivirus
Lajmet e fundit>