Karriere

Dizajnuesi i Timeline të Facebook largohet nga kompania

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Dizajnuesi i Timeline të Facebook largohet nga kompania

timelineNicholas Felton, dizajnuesi i Facebook Timeline, po e lë kompaninë. Felton e ndau lajmin në faqen e tij të Facebook-ut.

Ja mesazhi i plotë i shkruar prej tij:

“Më 19 prill të vitit 2011, hyra në zyrat e Facebook në Palo Alto dhe fillova të kontribuojë në projektin Timeline. Mbas dy vjetësh, shumë net pa gjumë dhe një grup drekash festimesh vendosa të largohem.

Mundësia për të ndihmuar në këtë shërbim kaq të rëndësishëm për shumë njerëz ka qenë një pjesë e rëndësishme e karrierës time profesionale. Jam shumë krenar mbi projektin që kam punuar , shumë mirënjohës ndaj grupit të punës dhe plot me besim për produktet që do të vijnë.”

Felton, i specializuar në dizajnimin e vizualizimit, mori vëmendjen e Facebook-ut kur po krijonte një seri infografike të bazuar në jetën e tij dhe i vendosi grafikisht të renditura në kohë.

Mesa duket puna e Felton në Facebook ka mbaruar.

timeline 1

Mbase vizioni i tij për vizualizimin e të dhënave personale ka përfunduar, ose mbase puna e tij nuk ishte aq e mirë sa Facebook kishte menduar. Por gjithsesi puna e tij mbi të dhënat do të vazhdojë. (CIO Albanian)

Tags >

facebook
Lajmet e fundit>