Microsoft

Disa prej karakteristikave kryesore të versionit Office 365 për sistemin iOS

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Disa prej karakteristikave kryesore të versionit Office 365 për sistemin iOS

Office 365 for IphonMë në fund është e mundur që paketa Office 365 të aksesohet edhe nga iPhone-ët pasi është lançuar zyrtarisht Office Mobile 365 për sistemin iOS.

Ky aplikacion do të jetë ekskluzivisht vetëm për iPhone-ët duke qenë se përdoruesit e iPad mund të përdorin edhe aplikacionin ueb. Ky aplikacion mund të sinkronizohet me SkyDrive, shërbimin cloud të Microsoft-it, për të edituar dokumentet në kohë reale nga smartfoni.

Ashtu si versioni i Office për Windows Phone edhe versioni i Office për sistemin iOS suporton dokumentet në Word, Exel dhe PowerPoint, por këto të fundit është e mundur që në iPhone vetëm të editohen që do të thotë se përdoruesit nuk munden të krijojnë një prezantim të ri.

Disa prej karakteristikave kryesore të këtij versioni të Office 365:

· Cloud – Tashmë është e mundur që përdoruesit të aksesojnë dokumentet office të ruajtura në SkyDrive, SkyDrive Pro ose Sharepoint.

· Recent Documents – Office Mobile është i lidhur në cloud dhe çdo dokument që përdoruesi ka hapur në kompjuterin e vet është i disponueshëm edhe në smartfon në panelin e dokumenteve të aksesuara së fundmi.

· E-mail Attachments – Është e mundur që përdoruesit të aksesojnë dhe të editojnë dokumentet Office që janë të bashkangjitura në mesazhet e postës elektronike.

· Resume Reading – Kur përdoruesi hap një dokument nga SkyDrive ose Skydrive Pro aplikacioni automatikisht shfaq pjesën e dokumentit ku është lënë leximi për herë të fundit edhe në qoftë se dokumenti është aksesuar nga kompjuteri ose tableti. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>