Aplikacione

Disa këshilla për zhvilluesit që ndërtojnë aplikacione në PHP

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
Disa këshilla për zhvilluesit që ndërtojnë aplikacione në PHP

PHPMë poshtë po listojmë disa këshilla kryesore për të gjithë ata zhvillues që përdorin PHP për ndërtimin e aplikacioneve.

Përdorni OOP – Programimi i orientuar nga objektet është një mënyrë programimi që përdor klasat dhe objektet për të lehtësuar punën e zhvilluesit. OOP është shumë më i lehtë, i shpejtë, përfshin më pak kod dhe mundëson një mënyrë më logjike programimi. Në thelb objektet janë klasa që përfshijnë disa funksione të cilat mund të përdoren sa herë të duam pa qenë nevoja e rishkrimit të të njëjtit kod atëherë kur duhet.

Qëndroni larg gjithçkaje që përfundon me _once() – Për të mos pasur probleme me burimet e serverit sugjerohet që të përdoret include() dhe require() në vend të include_once() dhe require_once().

Zhvilloni duke aktivizuar raportimin e gabimeve – Është shumë e këshillueshme që të kodoni duke pasur të aktivizuar Error Reporting pasi kështu do mund të përftoni një projekt pa gabime.

Përdorni funksionet e gatshme të PHP – PHP përfshin shumë funksione të gatshme prandaj kontrolloni manualin për t’u siguruar se po i shfrytëzoni ato maksimalisht.

Mbroni Bazën e të Dhënave – Këshillohet që para shtimit të bazës së të dhënave të përdoret mysql_real_escape_string() pasi ky funksion siguron të gjitha stringjet nga funksionet që përmbajnë kod të dëmshëm.

Përdorni POST më tepër se GET – E vetmja arsye është siguria. Me GET është shumë më e lehtë të hakosh.

Projektoni para se të kodoni – Puna e zhvilluesit është shumë më e lehtë kur projekton njëherë në letër mekanizmat e aplikacionit para se të fillojë kodimin, kjo gjë do të shmangte gabimet fatale që mund të çojnë në nisjen e programit nga e para.

Kuptoni projektin – Zhvilluesi asnjëherë nuk mund të kodojë në qoftë se nuk e kupton plotësisht dhe saktësisht projektin.

Kodoni dhe vetëm kodoni – Asnjëherë nuk mund të jesh një zhvillues i mirë në qoftë se thjesht lexoni ose shikoni dikë duke koduar. E vetmja mënyrë për të mësuar është të shkruani vetë kod dhe të ndërtoni aplikacione reale. Krijoni diçka që të keni interes ose ju pëlqen shumë. Më pas tentoni gjithnjë ta përmirësoni.  (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>