Menaxhim Projektesh

Dilema e Microsoft-it: Office për iPad apo një e ardhme e ndritur për Surface

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Dilema e Microsoft-it: Office për iPad apo një e ardhme e ndritur për Surface

Surface Sipas Bob O’Donnell, i firmës kërkuese IDC, “Ditën që ata do të prezantojnë Office për iOS edhe për Android atë ditë do fillojnë të printojnë para. Nëse presin më shumë kohë, riskojnë që njerëzit të gjejnë alternativa të tjera”.

Problemi që po shqetëson Microsoft, është ideja se një version i Office për iPads edhe tabletët Android mund të ndikojë në rënien e shitjeve për Surface RT edhe Surface Pro. Hezitim i Microsoft-it është i kuptueshëm. Office në Android edhe iOS do ti shkatërrojë tabletët Surface të Microsoft-it.

Kjo do të thotë që vendimi me të cilën po përballet Microsoft-i është shumë i madh: Të vazhdojë mundin e tij si një tregtarë pajisjesh apo të kthehet në origjinën e softuereve.

Rreth pyetjes së Microsoft-it, Steve Ballmer u ndal në një pikë: “Ne kemi një mënyrë që njerëzit gjithmonë të arrijnë tek Office nëpërmjet shfletuesit, që është shumë i rëndësishëm.” Office 365 nuk punon mirë në iPad. Në çdo event, që ju mund të abonoheni në paketën e Office 365 Home Prenium, ju mund të merrni disa, por jo të gjitha funksionalitete e aplikacionit të Office 365.

Gjithashtu ju mund të përdorni aplikacionin Web të Offive në iPad nëpërmjet shfletuesit Safari, por prap ka probleme. Pra kur O’Donnell flet për alternativat, ai ndoshta iu referohet mjeteve të Office të bazuara në ueb. Disa mundësi të tjera janë më të mira si Google Docs, sidomos GoDocs per Google Docs punon shumë mirë.

officeGjithashtu edhe paketat e tjera janë të mira si e Office2HD, Quickoffice Pro HD edhe madje paketa iWork e përmisuar e Apple. Pavarsisht se të gjitha këto janë shumë të mira, shumë përdorues të tabletave Android edhe iPad do ta mirëprisnin paketën e Office krahëhapur. Komponentët e Office mbeten kërkesat e çdo përdoruesi.

Edhe ky fakt përbën edhe dilemën e Microsoft-it, sepse kjo preferencë për Office mund të shfrytëzohet për të avantazhuar tabletët e vet.

Kompania mund të shesë shumë tabletë Surface nëse vendos një paketë të plotë të Office mbi të. Por nëse Microsoft-i e bën të mundur Office edhe për tabletët e tjera Surface nuk do të preket më. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>